Shkupi: Një tifoz i vërtetë nuk e dëmton klubin e tij
Uran Krasniqi / RTKLive
Për Shkupin nuk ka mundësi që dikush i cili e do klubin të bëjë veprime çfare i ka bërë sot në ndeshjen kunër Shkëndijës. Klubi ka dalë me një komunikatë për ndeshjen e zhvilluar në Kupën e Maqedonisë.
Shkëndija e Tetovës ka fituar me rezultat 3-0 ndeshjen e Kupës së Maqedonisë së Veriut kundër Shkupit. Për këtë rezultat është vendosur nga Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut, pasi ndeshja e zhvilluar gjatë ditë së sotme ishte ndërprerë, si pasojë e hyrjes së tifozëve të Shkupit në fushën e lojës dhe sulmit të tyre ndaj futbollistëve të Shkëndijës.
"Si klub na vjen shumë keq, ne nuk jemi një klub i tillë, nuk duam të jemi dhe as do të jemi. Ne duam të jemi një klub për të cilin flitet për fitoret e tij, flitet për rritjen e tij, flitet për ngjyrën që i jep futbollit dhe kështu do të jemi. E dimë që tifozët e vërtetë të Shkupit nuk e dëmtojnë kurrë klubin e tyre. Një SHVERCËR i vërtetë nuk e dëmton klubin, një tifoz i vërtetë nuk e dëmton klubin e tij dhe qëndron kundër atyre që dëmtojnë klubin. Nuk ka mundësi që ata që i bënë këto gjëra sot të jenë mbështetës të Shkupit dhe ta duan Shkupin", ka shkruar Shkupi. "I kërkojmë falje tifozëve të vërtetë të Shkupit, publikut të futbollit, baballarëve dhe nënave që sollën fëmijë e tyre për të parë futboll për ngjarjet e sotme, ne premtojmë se do të luftojmë deri në fund ata që po tentojnë të dëmtojn klubin tonë të zemrës, pavarësisht kostos". Klubi ka theksuar se nuk do të lejojë që dikush ta pengojë rritjen dhe zhvillimin e Shkupit.























