Fillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë-Armeni
BKT
Sport

Fillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë-Armeni

Uran Krasniqi / RTKLive

Ka filluar shitja online e biletave për ndeshjen Kosova-Armenia.

Njoftimi është bërë nga Federata e Futbollit e Kosovës. 

"Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Armenisë, që zhvillohet më datë 16/11/2022 në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, sapo kanë dalë në shitje. Ato mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm: https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/listaEventiPub.do Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro. Tifozët e Kombëtares së Kosovës “Dardanët” janë të vendosur në tribunën Veri", ka njoftuar FFK. "

"VINI RE! Procedura se si blihet bileta online: Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë. Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar. Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online. Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj. Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu). Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë. Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën). Shënim: Personat që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm: https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do". 

Miqësorja Kosovë-Armeni pritet që të zhvillohet më datën gjashtëmbëdhjetë të këtij muaji në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.