Muriqi i shënon edhe Atletico Madridit
BKT
Sport

Muriqi i shënon edhe Atletico Madridit

Uran Krasniqi / RTKLive

Vedat Muriqi ka shënuar edhe golin e tetë këtë edicion me Mallorcan në La Liga. 

Mallroca është duke luajtur me Atletico Madridin dhe Muriqi ka realizuar në minutën e gjashtëmbëdhjetë për epërsinë 1-0. 

Deri te goli i kosovarit ka ardhur pasi fillimisht bashkëlojtari i tij Costa ka gjuajtur në drejtim të portës dhe topi është kthyer. 

Aktualisht Mallorca gjendet në pozitën e dhjetë në tabelë, ndërsa Atletico Madrid në pozitën e gjashtë.