Ivan Gazidis largohet nga posti i drejtorit ekzekutiv te Milan
Uran Krasniqi / RTKLive
Ivan Gazidis do të largohet nga posti i drejtorit ekzekutiv të Milanit kur kontrata e tij të përfundojë muajin e ardhshëm, kanë njoftuar kampionët në fuqi të Serie A.
Pesëdhjetë e tetë vjeçari kishte mbajtur pozicionin në San Siro që nga dhjetori 2018.
"Në emër të të gjithëve, do të doja të them një falënderim të përzemërt për Ivan, për pasionin dhe përkushtimin e tij, si dhe kontributin e rëndësishëm që ka dhënë", ka thënë kryetari i Milanit, Paolo Scaroni.
Afrikano-jugori i cili vuante nga kanceri ka vlerësuar gjigantët italianë për ndihmën e tij për të përballuar një periudhë jashtëzakonisht sfiduese në nivel personal.
“Pas katër viteve të mrekullueshme, sfiduese do të largohem nga Milani”, ka thënë ai. “I detyrohem kaq shumë këtij klubi, njerëzve të tij, tifozëve të tij dhe këtij qyteti, që më shpëtuan jetën".























