23:03 / 09.11.2022
Chelsea eliminohet nga City në EFL Cup
Uran Krasniqi / RTKLive
Ka vazhduar forma zhgënjyese e Chelseas, teksa është eliminuar nga EFL Cup, garë ku vitin e kaluar kishte shkuar në finale dhe ku kishte humbur nga Liverpooli.
Ndeshja është mbyllur me rezultat 2-0.
Mahrez shënoi nga goditja e lirë në minutën e 53-të, ndërsa rezultati përfundimtar do të vendosej në minutën e pesëdhjetë e tetë me golin e Julian Alvarez.
Të dyja skuadrat kishin nga shtatë ndryshime në formacione.
Në ndeshjet e tjera, Arsenal u mposht në shtëpi me rezultatin 1-3 nga Brighton, Tottenham u mposht 2-0 nga Nottingham Forest, kurse Liverppol ka fituar me penallti nga Derby County.
.























