Mallorca mposht Atleticon me golin e Muriqit
BKT
Sport

Mallorca mposht Atleticon me golin e Muriqit

Uran Krasniqi / RTKLive

Vedat Muriqi i ka sjellë kokëçarje Diego Siemeones natën e të së mërkurës. Kjo pasi kosovari me Mallorcan i kanë shkaktuar humbje atij, duke bërë që Atletico ta sheh veten jashtë top-katërshes së La Ligës për herë të parë që nga 2011/12. 

Rezultati përfundimtar ka qenë 1-0 dhe goli është realizuar pikërisht nga sulmuesi i Kosovës. 

Muriqi ka realizuar në minutën e gjashtëmbëdhjetë për epërsinë 1-0. 

Deri te goli i kosovarit ka ardhur pasi fillimisht bashkëlojtari i tij Costa ka gjuajtur në drejtim të portës dhe topi është kthyer. 

Në pjesë e dytë Atletico bëri disa sulme, më i rrezikshmi ai me Moratan, por pa arritur ta barazojnë rezltatin. 

Aktualisht Mallorca gjendet në pozitën e dhjetë në tabelë, ndërsa Atletico Madrid në pozitën e gjashtë. 

Goli i Muriqit ishte i teti në  këtë edicion në La Liga.