Lewandowski thotë se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë
BKT
Sport

Lewandowski thotë se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë

Uran Krasniqi / RTKLive

Robert Lewandowski ka thënë se Barcelona do të përmirësohet vitin e ardhshëm.

Ai ka folur kështu derisa ka marrë çmimin “Këpuca e Artë” në një ceremoni në Barcelonë.

“Ne jemi në rrugën e duhur, ajo që ndodhi dje (fitorja e kthimit në Osasuna v.j.) ishte e mirë, këto ndeshje tregojnë dëshirën që kemi për të fituar”, ka thënë polaku. “Jam i sigurt se viti i ardhshëm do të jetë shumë i mirë”. 

Ish-sulmuesi i Bayern Munichut fitoi Këpucën e Artë për sezonin 2021/22 pasi shënoi 35 gola dhe mori 70 pikë.