Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në kryederbin Gjilani-Drita
BKT
Sport

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në kryederbin Gjilani-Drita

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Superliga e Kosovës në futboll, do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të.

Dy superduele vijnë sot pasdite, ku përballen Gjilani-Drita dhe Ballkani-Llapi.

Sfida mes dy skuadrave gjilanase sikurse edhe në duelet e kaluar mes këtyre dy rivalëve të përbetuar, parashikohet të sjell një ndeshje të zjarrtë, edhe pse kjo sfidë luhet pa praninë ‘Skifterave’ dhe ‘Intelektualëve’ për shkak së ndeshje luhet në stadiumin me bari artificial.

Ndeshje interesante dhe e rëndësishme do të luhet edhe në Suharekë, ku kampionët në fuqi në shtëpinë e tyre kërkojnë pikët e plota kundër llapjanëve.

Superliga / Java e 16-të

Sot takohen:

Ballkani-Llapi

Gjilani-Drita

Të dy ndeshjet fillojnë në orën 13:00.