16:06 / 10.11.2022
Southgate zbardh listën e Anglisë për “Katar 2022”
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Përzgjedhësi i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Vetëm dhjetë ditë na ndajnë nga evenimenti më i madh në botën e futbollit.
Southagte ka zbardhur listën e ‘Tre Luanëve’ që do të udhëtojnë drejt Katarit.
Porta i është besuar tre portierëve si Pickford, Pope dhe Ramsdale.
Në mbrojtje është befasia më e madhe me mungesën e Fikayo Tomorit dhe ftesën e futbollistit jo në formë, Harry Maguire.
Në mesfushë vëmendje do të marrë senzacioni Jude Bellingham.
Kurse, në sulm, në fund është vendosur edhe ftesa për yllin e Leicester Cityt, James Maddison.
Kjo është lista e plotë e Anglisë:
























