18:27 / 10.11.2022
Topalli shënon në fitoren e Istanbulspor
Uran Krasniqi/RTKLive
Jetmir Topalli ka realizuar edhe golin e radhës në futbollin turk.
Istanbulspor ku luan kosovari të enjten e ka mposhtur Etimesgut Belediyespor me rezultat 3-2. Ndeshja ka qenë e vlefshme për Kupën e Turqisë.
Golat e tjerë për klubin e Topallit u shënuan nga Rroca (75') dhe nga Yesil (118'). Për Etimesgut Belediyespor kanë realizuar Polat (1') dhe Kinali (10').
Me këtë fitore Istanbulspor kalon në rreth tjetër të garës.























