Trajneri Fernando Santos publikon listën e Portugalisë për Katar
Uran Krasniqi/RTKLive
Portugalia ka publikuar listën e futbollistëve me të cilët do të marrë pjesë në Botërorin e Katarit. Cristiano Ronaldos nuk i ka munguar ftesa nga trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, dhe kështu kjo do të jetë hera e pestë që futbollisti i Manchester United luan në një kampionat botëror.
Portugalia ndeshjen e parë e luan ndaj Ganës. Në të njëjtin grup janë edhe Uruguaji dhe Koreja Jugore.
LISTA:
Portierë: Diogo Costa, Rui Patricio, Jose Sa.
Mbrojtës: Joao Cancelo, Diogo Dalot, Pepe, Ruben Dias, Danilo Pereira, Antonio Silva, Nuno Mendes, Rafael Guerreiro.
Mesfushorë: William Carvalho, Ruben Neves, Palinha, Bruno Fernandes, Vitinha, Otavia, Matheus Nunes, Bernardo Silva, Joao Mario.
Sulmues: Cristiano Ronaldo, Joao Felix, Rafael Leao, Ricardo Horta, Andre Silva, Gonçalo Ramos.























