Juventus fiton minimalisht nga Verona
BKT
Sport

Juventus fiton minimalisht nga Verona

Uran Krasniqi/RTKLive

Juventus ka realizuar fitoren e pestë radhazi në Serie A për herë të parë që nga viti 2020. "Zonja e vjetër" ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Veronës me rezultat minimal 0-1. 

Golin e vetëm e ka shënuar Kean në minutën e gjashtëdhjetë të takimit. Kjo pas një asisti nga Rabiot. 

Vendasit rastin më të mirë e kishin me Paweł Dawidowicz, por pa sukses. 

Pas kësaj fitore Juve ngjitet në vendin e tretë me njëzet e tetë pikë, dhjetë më pak se kryesuesi, Napoli. 

Verona është në vendin e fundit në tabelë vetëm me pesë pikë.