21:25 / 10.11.2022
Peja pëson humbjen e parë
Uran Krasniqi/RTKLive
Ponte Prizreni është skuadra që ia ka prishur ecurinë e fitoreve Pejës. 75:81 (21:15, 15:27, 19:21, 20:18) ka qenë rezultati i ndeshjes së sontme të zhvilluar në kuadër të Ligës Unike por që vlen edhe për Prince Caffe Superligën e Kosovës.
Te Peja u dallua Jalen Tate me 13 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa te Ponte Prizreni më i miri ishte Dachon Burke me 33 pikë e tetë kërcime.
Çdo gjë u vendos në fund të ndeshjes, pasi paraprakisht në shumë fraksione të ndeshjes rezultati ishte i barazpeshuar.
Peja deri tash kishte tetë fitore.























