Real Madrid kthehet te fitorja
BKT
Sport

Real Madrid kthehet te fitorja

Uran Krasniqi/RTKLive

Pas humbjes turpëruese nga Rayo Vallecano, Real Madrid është rikthyer te fitorja në La Liga. Madrilenët kanë fituar sonte ndaj Cadizit. Rezultati përfundimtar ka qenë 2-1.

Militao (40') dhe Kroos (70') kanë shënuar për klubin nga Madridi. 

Golin e vetëm për Cadiz e ka realizuar Perez (81'). 

Pas kësaj fitore Real Madrid gjendet në vendin e dytë në tabelë me tridhjetë e pesë pikë të grumbulluara, dy më pak se Barcelona, që kryeson. 

Cadiz gjendet në vendin e parafundit me njëmbëdhjetë pikë.