23:34 / 10.11.2022
Pogba: Zemra ime është me bashkëlojtarët në Katar
Uran Krasniqi/RTKLive
Paul Pogba nuk po e përjeton mirë faktin që lëndimi ia ka pamundësuar të jetë në Botërorin e Katarit. Golshënuesi i finales së kaluar në Rusi, ka thënë se ai fizikisht s`do të jetë në Katar, por me zemër është me bashkëlojtarët e tij.
“Zoti kishte një tjetër plan për mua”, ka shkruar Pogba në rrjetet sociale. “Unë do të bëjë tifo për skuadrën time, kombin tim, vendin tim nga largësia, por zemra ime do të jetë me ta! Fat të gjithë lojtarëve të zgjedhur”.
Pogba e ka fituar Kupën e Botës më 2018, kur Franca mposhti Kroacinë në finale.























