23:41 / 10.11.2022
Ronaldo: Gati ta lartësojmë emrin e Portugalisë
Uran Krasniqi/RTKLive
Cristiano Ronaldo ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë gati për ta çuar lart emrin e Portugalisë. Ish-futbollisti më i mirë nëbotë ka reaguar pasi emri i tij u gjet në listën e futbollistëve që do ta përfaqësojnë vendin në Botërorin e Katarit.
“Edhe një herë, ne jemi gati të çojmë lart emrin e Portugalisë! Lista e Fernando Santos ka 26 emra, por i gjithë vendi është i ftuar! Para Portugalia!”, ka shkruar Ronaldo.
Portugalia ka publikuar listën e futbollistëve me të cilët do të marrë pjesë në Botërorin e Katarit. Cristiano Ronaldos nuk i ka munguar ftesa nga trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, dhe kështu kjo do të jetë hera e pestë që futbollisti i Manchester United luan në një kampionat botëror.























