Premtimi i Neymarit: Në Botëror do të shënoj të paktën pesë gola
BKT
Sport

Premtimi i Neymarit: Në Botëror do të shënoj të paktën pesë gola

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ylli i Brazilit, Neymar ka premtuar se do të jap më të mirën në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Nëntë ditë kanë mbetur deri të fillimi i Botërorit ‘Katar 2022’.

Brazili nuk e ka ngritur trofeun që nga viti 2002, por në ‘Katar 2022’ skuadra braziliane konsiderohet favorit kryesor për të rrëmbyer trofeun e këtij Botërori.

Neymar, i cili po bën një sezon të madh me PSG-n, ka premtuar së në Botërorin që po vjen do të shënojë të paktën pesë gola.

Duke u pyetur se sa gola do të shënojë në Katar, ai u përgjigj: “Të paktën pesë gola”.