16:11 / 11.11.2022
Barça nxjerr në shitje Fatin, kjo është arsyeja
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Ylli i Barcelonës, Ansu Fati duket se po luan sezonin e fundit në fanellën e katalonasve.
‘Blaugranat’ sipas mediave spanjolle, e kanë nxjerr në shitje yllin e tyre Ansu Fati.
Barcelona ka vendosur ta shesë Fatin në mënyrë që të përmirësohet në aspektin financiar.
Klubi nga ‘Camp Nou’ thuhet se synon të përfitojë së paku 60 milionë euro nga shitja e Fatit, derisa kontrata e tij me Barcelonën është deri në verën e vitit 2027.























