Scaloni publikon listën e Argjentinës për Botërorin ‘Katar 2022’
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Edhe trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni ka zbardhur listën e lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Në listë është përfshirë edhe sulmuesi i Romës, Paulo Dybala, i cili ende nuk është rikuperuar plotësisht nga një dëmtim i disa javëve më parë.
Scaloni ka publikuar një video në llogaritë e Federatës Argjentinase të Futbollit në rrjetet sociale, ku shfaqet duke lexuar listën e plotë. “Kjo rrugë fillon këtu. Të gjithë pas një flamuri dhe me të njëjtën ndjenjë”.
Kjo është lista e Argjentinës:
Portierë: Emiliano Martínez, Gerónimo Rulli dhe Franco Armani.
Mbrojtës: Gonzalo Montiel, Nahuel Molina, Juan Foyth, Germán Pezella, Cristian Romero, Lisandro Martínez, Nicolás Otamendi, Acuña dhe Tagliafico.
Mesfushorë: Guido Rodríguez, Leandro Paredes, Rodrigo de Paul, Enzo Fernández, Exequiel Palacios, Papu Gómez dhe Alexis Mac Allister.
Sulmues: Lionel Messi, Paulo Dybala, Ángel Di María, Nicolás González, Joaquín Correa, Lautaro Martínez dhe Julián Álvarez.























