Giresse publikon listën, vërehen emra të rinj dhe mungesa e Armend Thaqit
BKT
Sport

Giresse publikon listën, vërehen emra të rinj dhe mungesa e Armend Thaqit

Uran Krasniqi/RTKLive

Emra të rinj janë ftuar nga  Alain Giresse për dy ndeshjet e radhës të Kosovës.

Jozef Pukaj, Kreshnik Hajrizi, Jetmir Haliti, Uran Bislimi, Arianit Ferati, Ermal Krasniqi e të tjerë, janë futbollistë që do ta kenë rastin ta veshin fanellën e Kosovës për herë të parë.

Në listë nuk është emri i Armend Thaqit, i cili ka pasur paraqitje të mira me Ballkanin në Conference League. 

Kosova luan kundër Armenisë, më 16 nëntor dhe kundër Ishujve Faroe, më 19 nëntor.

Stërvitja e parë e Dardanëve është paraparë të mbahet, të hënën, në orën 18:30, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

No description available.