Shabani: Ndeshja me Drenicën rast për t`iu rikthyer fitoreve
BKT
Sport

Shabani: Ndeshja me Drenicën rast për t`iu rikthyer fitoreve

Uran Krasniqi/RTKLive

Futbollisti i Prishtinës, Arlind Shabani, ka thënë se pas rezultatit negativ në ndeshjen e fundit ndaj Malishevës, takimi ndaj Drenicës do të jetë mundësi e mirë që skuadra të rikthehet te fitoret.

"Do të jetë një ndeshje shumë ë vështirë, mirëpo me angazhim maksimal dhe dëshirë maksimale për fitore, do t'ia arrijmë qëllimit. Jemi duke e përgatitur ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme në mënyrë që të dalim me pikë të plota", ka thënë ai. "Rezultatet e fundit nuk na kënaqin as neve, as adhuruesit e Prishtinës dhe tifozët tonë 'Plisat', por ne i ftojmë të vijnë të na përkrahin sikurse në çdo ndeshje tjetër, sepse vetëm së bashku mund të rikthehemi sërish te fitoret ashtu siç i ka hije Prishtinës".
FC Prishtina takohet me FC Drenicën në kuadër të xhiros së 17-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll. 
Ndeshja zhvillohet të shtunën (nesër) në stadiumin "Fadil Vokrri" në kryeqytet me fillim nga ora 13:00.