21:21 / 11.11.2022
Bayern Munich ia vahdon kontratën për një vit portierit të dytë
Uran Krasniqi/RTKLive
Portieri rezervë i Bayern Munich, Sven Ulreich, ka nënshkruar një kontratë të re e cila e mbanë atë të lidhur me ekipin deri në fund të sezonit të ardhshëm.
"Bayern e di që unë jam gjithmonë aty kur ata kanë nevojë për mua", ka thënë tridhjetë e katër vjeçari pasi ka hedhur firmën në letër. Ai është ndalur edhe te raporti me portierin e parë, Manuel Neuer. “Bashkëpunimi me të gjithë ekipin dhe veçanërisht me Manuel Neuer është rritur. Ne jemi të harmonizuar në mënyrë të përkryer me njëri-tjetrin. Qëllimi është të fitojmë më shumë tituj, për këtë jemi të gjithë këtu, për këtë japim gjithçka çdo ditë", ka thënë ai.
Ulreich ka mbrojtur portën e Bayern tetëdhjetë e gjashtë herë.























