22:04 / 11.11.2022
Liverpool pas mbrojtësit të Benficas
Uran Krasniqi/RTKLive
Liverpool ka rritur interesimin për mbrojtësin e Benficas, Antonio Silva.
I goditur nga dëmtimet klubi anglez po kërkon forcimin e skuadrës për të përballuar rivalët në kuadër të luftës për tituj.
Joel Matip dhe Joe Gomez nuk kanë arritur të gjejnë ndonjë qëndrueshmëri këtë sezon dhe Silva po shihet si dikush që mund të jetë zgjidhje për çështjet e mbrojtjes.
Nëntëmbëdhjetë vjeçari është i padiskutueshëm te Benfica, që këtë edicion po bën mirë, duke kryesuar kampionatin portugez dhe duke fituar edhe grupin në Champions League.























