Superliga rikthehet sot me dy ndeshje, spikat dueli Prishtina-Drenica
BKT
Sport

Superliga rikthehet sot me dy ndeshje, spikat dueli Prishtina-Drenica

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot me dy ndeshjet e javës së 17-të.

Përballja e rivalëve të vjetër ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, është dueli kryesor i ditës së sotëm.

Prishtinasit dhe drenicasit do të ballafaqohen në ‘Fadil Vokrri’ në një ndeshje ku pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.

Në ndeshjen tjetër të ditës së sotëm, takohen Dukagjini dhe Trepça ‘89’, në një ndeshje ku të dy skuadrat synojnë rezultat pozitiv.

Ndërkaq, nesër pasdite do të luhen tri ndeshjet e fundit të xhiros së 17-të, ku veçohet ballafaqimi ndërmjet Llapit dhe Gjilanit, sfidë kjo që luhet në ‘Zahir Pajaziti’.

Ndërsa në dy ndeshjet tjera takohen Drita-Malisheva dhe Ballkani-Ferizaj.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.