Enea Koliçi merr çmimin “Ylli i Javës
BKT
Sport

Enea Koliçi merr çmimin “Ylli i Javës

Uran Krasniqi/RTKLive

Enea Koliçi ka pranuar çmimin “Ylli i Javës”, që ndahet nga Federata e Futbollit e Kosovës pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë. 

Koliqi ishte më i merituari që skuadra e tij realizoi fitore shumë të rëndësishme si mysafire kundër Llapit (1:0).

Ai gjatë lojës u tregua vendimtar me disa në intervenime, duke mos lejuar që porta e tij të mposhtet.

“Faleminderit shumë komisionit, ky është një vlerësim i rëndësishëm për mua, të cilin dua t’ia dedikoj klubit dhe bashkëlojtarëve të mi. Ndeshja me Llapin ishte shumë e vështirë dhe e përgëzoj ekipin për angazhimin. Jam i lumtur që dolëm me pikë të plota nga kjo sfidë. Tani ka mbetur edhe një ndeshje e vështirë për ne, por shpresoj ta mbyllim këtë stinor vjeshtor sa më mirë“, ka thënë portieri shqiptar pasi mori çmimin. 

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Agim Maliqi, Sejdi Bojku dhe Besim Slishani.