Asllani e Çokaj flasin para ndeshjes me Italinë
BKT
Sport

Asllani e Çokaj flasin para ndeshjes me Italinë

Uran Krasniqi/RTKLive

Ndeshje e madhe, e kanë vlerësuar Kristjan Asllani dhe Enis Çokaj, përballjen miqësore të Shqipërisë me Italinë, duke thënë se ata janë gati për të sfiduar kampionët e Evropës.

Dy futbollistët shqiptarë kanë folur në një konferencë për media. 
“Italia ka nivel shumë të lartë, por ne do provojmë të bëjmë ndeshjen tonë, pasi kemi shumë kualitet. Gjërat shkojnë mirë kur skuadra fiton, kur nuk ndodh ka zëra. Grupi është bashkë, jemi të gjithë shokë dhe shumë të bashkuar. Le të vazhdojmë kështu", ka thënë Asllani. "Kjo mund të jetë Shqipëria më e fortë, pasi kemi lojtarë të fortë dhe teknikë. Shpresoj t’i bëjmë të lumtur të gjithë tifozët". 
Nga ana tjetër, Çokaj ka thënë se në ndeshjet e Kombëtares të gjithë duhet dhënë maksimumin. 
"Ndeshja me Italinë është e madhe, por të gjithë jemi gati, gjithmonë. Secili duhet të japë 100% në Kombëtare, ambientimi do edhe kohën e vet, por besoj se me kalimin e kohës do ambientohemi shumë mirë", ka thëni ai.