United s`hesht për intervistën e Ronaldos ku tha se ndihej i tradhëtuar
BKT
Sport

United s`hesht për intervistën e Ronaldos ku tha se ndihej i tradhëtuar

Uran Krasniqi/RTKLive

Manchester United nuk do të hesht përballë deklarimeve të futbollistit, Cristiano Ronaldo, në një intervistë dhënë mediumit “The Sun”, ku ylli portugez tha se ndihet i tradhtuar nga “Djajtë e Kuq”, të cilët nuk e trajtuan si duhet.

"Klubi do të marrë në konsideratë të përgjigjet pasi të saktësohen faktet e plota. Fokusi ynë mbetet në përgatitjen për pjesën e dytë të sezonit dhe vazhdimësinë e ecurisë, besimit dhe bashkimit që po ndërtohet rreth lojtarëve, trajnerit, stafit dhe fansave”, është shkruar në komunikatën zyrtare të klubit. 

Duke folur për gazetrin Piers Morgan, Ronaldo ka theksuar se nuk e duan te klubi tek i cili pos tash ishte edhe dikur. 
“Man United u përpoq të më detyronte të largohesha. Jo vetëm trajneri, por edhe njerëzit tjerë që janë përreth klubit. U ndjeva i tradhtuar. Ndiej se disa njerëz nuk më donin në Manchester United, jo vetëm këtë vit, por as në sezonin e kaluar”, ka deklaruar Ronaldo.
Ai është ndalur edhe te rasti i vajzë së tij. 
“Nuk kam respekt për të. Ai nuk më kuptoi në rastin e vajzës. Ata dyshuan në mua”, ka thënë portugezi. 
Ai është shprehur se ka gabuar kur është larguar nga Real Madrid. 
“Largimi nga Real Madridi? Pendimi më i madh i karrieres time. Aty kisha respekt, aty kisha dashuri. Nese do të kthehesha pas në kohë, do të luaja atje falas. Nuk duhej të largohesha kurrë nga klubi më i madh në botë. Më trajtuan si mbret”, ka thënë Ronaldo. 

Duke folur për ish-trajnerin e Manchester Unitedit, Ralf Rangnick, ai ka thënë se nuk kishte dëgjuar për të më parë. “Pas Sir Alex Fergusonit nuk kishte rritur në klub: përparimet ishin të barabarta me zero. Një aspekt i rëndësishëm i kësaj është se si United e shkarkoi Ole Gunnar Solskjaerin për ta marrë një drejtor sportiv si Ralf Rangnick. Dhe, është një gjë që askush nuk e ka kuptuar: nuk ka qenë kurrë trajner, është gjëja që nuk më befason veç mua, por krejt botën. Si mund të bëhesh trajner i United nëse nuk ke punuar kurrë si trajner!?”, ka thënë Ronaldo duke shtruar edhe pyetje. 

Fituesi i pesfishtë i Topit të Artë ka folur edhe për kritikat që atij ia bën 
ish-shoku i skuadrës, Wayne Rooney. “Nuk e di se përse më kritikon aq ashpër. Ndoshta sepse e ka përfunduar karrierën e tij dhe unë po luaj ende në nivele të larta. Ndoshta edhe për faktin që jam më i pashëm”, ka thënë 37 vjeçari.