Burim Maraj jep dorëheqje nga posti i kryetarit te Sigal Prishtina
BKT
Sport

Burim Maraj jep dorëheqje nga posti i kryetarit te Sigal Prishtina

Uran Krasniqi/RTKLive

Burim Maraj nuk do të jetë më kryetar i klubit te Sigal Prishtina. Për këtë ka njoftuar vetë klubi basketbollistik nga kryeqyteti me anë të një komunikate.

"Për arsye personale, sot kryetari i klubit z. Burim Maraj dha dorëheqje nga pozita e të parit të bardhekaltërve. Burimi, e pranoi klubin në një moment të vështirë post-pandemik, dhe me kontributin e pashoq, arriti që të arrijë progres të madh në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në klub. KB Sigal Prishtina dhe poashtu i gjithë stafi , i shprehin një falënderim të veçantë dhe i urojnë z. Maraj suksese edhe më të mëdha në karrierë", ka njoftuar klubi nga kryeqyteti.