23:22 / 14.11.2022
Emery synon t`i sjellë te Villa dy lojtarët e Real Madridit
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, po ndjek dyshen e Real Madridit, Eden Hazard dhe Nacho Fernandez me idenë që t`i ketë në skuadër gjatë janarit.
Pas raportimeve nga Spanja se Hazard dhe Nacho do të lejohen të largohen nga "Los Blancos" në afatin kalimtar të dimrit, tajneri i ri i Villas dëshiron të shtojë cilësi në skuadrën e tij.
Për Hazardin Villas i duhet ta fitojë luftën me Newcastle, skuadër që gjithashtu është e interesuar për shërbimet e belgut.























