23:30 / 14.11.2022
Te Barcelona mendojnë për afrimin e Gundoganit
Uran Krasniqi/RTKLive
Barcelona po synon një lëvizje nga Manchester City në "Camp Nou": po mendon që në janar ta sjellë mesfushorin Ilkay Gundogan.
Kjo pasi, siç raporton "Mundo Deportivo", klubi i La Ligës e sheh Gundoganin si një opsion për të forcuar mesfushën pasi parashohin largimin e Franck Kessie.
Te Barcelona konsiderojnë se Gundogan përfaqëson llojin e lojtarit që trajneri Xavi Hernandez pëlqen ta ketë nën urdhra.
Gundogan është mesfushor i gjithanshëm që mund të luajë në një sërë pozicionesh në fushë.
Kontrata e mesfushorit gjerman me Cityn përfundon në fund të këtij sezoni.























