Blerand Stavileci ushtrues detyre i Kryetarit te Sigal Prishtina
BKT
Sport

Blerand Stavileci ushtrues detyre i Kryetarit te Sigal Prishtina

Uran Krasniqi/RTKLive

Blerand Stavileci do të jetë ushtrues detyre i Kryetarit të Klubit Sigal Prishtina pas dorëheqjes së Burim Marajt. Për këtë ka njoftuar klubi me anë te një komunikate.

"Sonte në Zyret e Klubit u mbajt mbledhje e jashtëzakonshme e Bordit të Klubit pas situatës së krijuar me rastin e dorëheqjes së Presidentit z. Burim Maraj. Me propozim të Plisave, Kryetarit të Plisave në cilësinë e anëtarit të bordit, dhe me miratim unanim të të gjithë anëtarëve pjesëmarrës, u vendos që ushtrues detyre i Kryetarit të Klubit të zgjedhet z. Blerand Stavileci. Gjithashtu Bordi i Klubit votoi unanimisht për lirimin nga detyra të menaxhmentit të klubit", ka njoftuar klubi kryeqytetas.