Juve në ankth, Rabiot drejt Premier Leagues
Sport

Juve në ankth, Rabiot drejt Premier Leagues

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Mesfushori francez Adrien Rabiot duket se karrierën do ta vazhdojë në Premier League.

Rabiot, i cili po bën një sezon të madh tek Juventusi, sipas mediave britanike, kërkohet nga Chelsea.

Ish-futbollisti i PSG-së, pëlqehet nga menaxheri i ‘Bluve’ të Londrës, Graham Potter.

Potter tashmë thuhet se ka kërkuar nga drejtuesit e Chelseas të nisi negociatat me Juventusin për transferimin e francezit në ‘Stamford Bridge’.

“Chelsea po planifikon një lëvizje në merkato dimërore për Adrien Rabiot. Trajneri Graham Potter e kërkon mesfushorin e Juventusit”, shkruajnë mediat britanike.


MË SHUME NGA Sport