Elezi:Deri tani vetëm një kërkesë për certifikim për zgjedhjet në veri
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Elezi:Deri tani vetëm një kërkesë për certifikim për zgjedhjet në veri

V. Thaçi / RTKlive

Ka disa ditë që presidentja e Kosovës ka shpallur datën për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave, Mitrovicë e veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Lidhur më përgatitjen e këtyre zgjedhjeve ka folur zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi në emisionin “Info Plus”, në RTK, i cili tha  se KQZ ka pak ditë në dispozicion për të organizuar këtë proces zgjedhor, ku në bazë të vendimit të presidentes gjithsej janë 34 ditë në dispozicion të KQZ-së , që do të thotë se të gjitha aktivitetet do të zhvillohen në bazë të afateve të shkurtra kohore.

“KQZ fillimisht ka bërë miratimin e planit operacional dhe përcaktimi i afateve të aktiviteteve zgjedhore, ku përfshihen të gjitha çështjet, që nga fillimi i aplikimit të subjekteve politike për aplikuar apo për tu certifikuar në zgjedhje, ku pastaj bëhet tërheqja e shortit, shqyrtimi i aplikacioneve, pastaj periudha të ndryshme që kanë të bëjnë me qytetarët dhe të drejtën e tyre për të votuar”, tha Elezi.

 Elezi tha se afati kohorë për ti mbajtur këto zgjedhje është paksa sfidues por që beson se KQZ do të arrin që ta përmbyll me sukses këto përgatitje në bazë të ligjit dhe kushtetutës.

Sipas Elezit deri më sot KQZ ka pranuar një kërkesë, nga një subjekt politik, Iniciativa qytetare e Mitrovicës për certifikim për pjesëmarrje në këto zgjedhje.

“Afati fundit për të aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje është data 21.11.2022 në ora 16:00 “, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme