Giresse: Kundër Ishujve Faroe luajmë për fitore
Sport

Giresse: Kundër Ishujve Faroe luajmë për fitore

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, ka thënë se skuadra do të futet në fushën e lojës për të fituar ndaj Ishujve Faroe. 

Francezi ka folur një ditë para ndeshjes. 

“Luajmë gjithmonë për të fituar, pastaj nëse ia dalim apo jo nuk mund ta them, por padyshim që ne përgatitemi për ta fituar këtë ndeshje" është shprehur ai.

Ai nuk ka dashur të ndalet te lojtarët që mund të ftohen në ndeshjet e radhës. 

"Nuk mund të bëjmë një bilanc apo përmbledhje të tilla tani, ndërsa nuk janë zhvilluar ende dy ndeshje. Presim të zhvillohet ndeshja nesër pastaj mund të bëj bilancin për lojtarët që mund të ftohen edhe në të ardhmen", ka theksuar Giresse.

Kur është pyetur edhe për lojtarët e tjerë që mund të ftohen në Kombëtare Giresse ka thënë se ky është një realitet i përhershëm te kombëtarja. "Kjo pjesa e ftesës është një problem i përjetshëm do ta quaj, sa i përket Kombëtares. Realitet është që koha është e limituar dhe kemi vetëm dy ndeshje, do të donim të kishim më shumë kohë por nuk mundemi, pasi FIFA na ka lënë kaq kohë dhe ky është realiteti.”, është shprehur Giresse.

Miqësoren e fundit Kosova barazoi me Armeninë. 


MË SHUME NGA Sport