Ferati: Të rrënqethet trupi kur e ke mundësinë të luash për Kosovën
Sport

Ferati: Të rrënqethet trupi kur e ke mundësinë të luash për Kosovën

Uran Krasniqi / RTKLive

Futbollisti i ri i Kosovës, Arianit Ferati, është shprehur krenar që iu ka dhënë mundësia të jetë pjesë e "Dardanëve".

 Ai ka folur një ditë para ndeshjes miqësore me Ishujt Faroe. 

“Jam krenar që jam bërë pjesë e Kombëtares së vendit tim. Stafi dhe ekipi më kanë pritur shumë mirë. Shpresoj se edhe nesër do të bëjmë një lojë të mirë dhe të marrim rezultat pozitiv. Kur më kanë kontaktuar për herë të parë ka qenë një ditë e veçantë për mua, ashtu sikurse edhe kur e kam bërë debutimin. Të rrënqethet trupi kur e ke mundësinë të luash për Kosovën”, ka theksuar Ferati.


MË SHUME NGA Sport