Këshilltari i PSG-së: Mbappe është vetëm me 40-50 përqind të potencialit
Sport

Këshilltari i PSG-së: Mbappe është vetëm me 40-50 përqind të potencialit

Uran Krasniqi / RTKLive

Kylian Mbappe është vetëm me dyzet ose pesëdhjetë përqind të potencialit të tij, sipas Luis Campos, këshilltar i futbollit te Paris Saint-Germain.

Sulmuesi francez ka gjetur rrjetën nëntëmbëdhjetë herë në njëzet paraqitje për PSG-në këtë sezon, një shifër kjo e tejkauar vetëm nga Erling Haaland i Manchester City.

"Mbappe është ende vetëm dyzet ose pesëdhjetë përqind të potencialit të tij dhe këtë ia them çdo ditë. Ai mund të japë shumë më tepër. Ekziston shpejtësia e maturimit dhe Mbappe në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare ishte i zhvilluar në të gjitha nivelet. Fizikisht ai ishte shumë i fortë dhe e kuptonte lojën si një lojtar njëzet e gjashtë vjeçar”, ka thënë Campos.

Mbappe u bë adoleshenti i dytë që shënoi në një finale të Kupës së Botës pas Pele më 1958.


MË SHUME NGA Sport