Hajdari për ndeshjet me Poloninë: Gjithçka është e mundur
Sport

Hajdari për ndeshjet me Poloninë: Gjithçka është e mundur

Uran Krasniqi/RTKLive

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Marigona Hajdari, vlerëson ndeshjet me Poloninë, që janë në prill të vitit të ardhshëm. Ndeshjet në Poloni dhe Kosovë do të vendosin se cila prej këtyre ekipeve kombëtare do të kualifikohet në Botërorin 2023.

Polonia vlerësohet favorite, por Hajdari thotë se çdo gjë e mundur. Kombëtarja jonë është në ngritje, kurse Marigona ka pjesën e vet të meritave për këtë. Ajo shquhet me organizimin shembullor të lojës.

“Natyrisht që shorti vlerësohet i vështirë. Polonia vazhdimisht merr pjesë në Kampionate Botërore dhe Kampionate Evropiane. Dihet që ka lojtare me shumë përvojë dhe kualitet. Do të jetë shumë e vështirë për ne. Por edhe ne jemi përmirësuar shumë në kohën e fundit. Dhe mos të harrojmë se në sport çdo gjë është e mundur”, ka thënë Marigona Hajdari për faqen zyrtare të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Ajo i është kthyer obligimeve në klubin e elitës daneze, Ringkobing, pasi me Kombëtaren tonë eliminuan Ishujt Faroe.


MË SHUME NGA Sport