Vëllaznimi i shkakton humbjen e radhës Pejës
Sport

Vëllaznimi i shkakton humbjen e radhës Pejës

Uran Krasniqi/RTKLive

Vëllaznimi në xhiron e 11-të të Prince Caffe Superligës ka fituar në udhëtim ndaj Pejës në një përballje që linte përshtypjen të ishte e paparashikueshme.

Rezultati përfundimtar ka qenë 82:91 (14:18, 26:13, 23:30, 19:30). 

Vëllaznimi ishte më i mirë në çerekun e parë, më pas ishte radha e vendasve për ta treguar veten, por në fund sërish ishin minutat për mysafirët. 

Jalen Tate u dallua te Peja me 35 pikë e gjashtë asistime, si dhe Rodney Purvis me 13 pikë e shtatë kërcime, kurse te Vëllaznimi u dalluan Anthony Adger me 21 pikë e shtatë kërcime, Emmanuel Emogbo me 15 pikë e 14 kërcime dhe Jordan Harris me 17 pikë e katër kërcime dhe Atik Koshi me 19 pikë.

Pas kësaj ndeshje Vëllaznimi ka pesë fitore e gjashtë humbje, kurse Peja ka tetë fitore e dy humbje. 


MË SHUME NGA Sport