Sot mbahet turneu përkujtimor “Rama-Domi”
Sport

Sot mbahet turneu përkujtimor “Rama-Domi”

B. H./ RTKlive

Në bashkëorganizim të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Drejtorisë për Sport në Komunën e Prishtinës, sot, në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të mbahet turneu përkujtimor për dy ish-futbollistët e gjeneratës së artë të Prishtinës, Favzi Rama dhe Faton Domi.

Dy legjendat e futbollit e humbën jetën në një aksident trafiku në vitin 1987 në afërsi të Klinës.

Në këtë turne marrin pjesë Prishtina, Llapi, Flamurtari dhe Dukagjini, derisa ndeshjet do të luhen nga 45 minuta.

Turneu nis në orën 19:30.


MË SHUME NGA Sport