Ronaldo krenar për rekordin e lojtarit të parë që shënon në pesë Kupa bote
Sport

Ronaldo krenar për rekordin e lojtarit të parë që shënon në pesë Kupa bote

Uran Krasniqi/RTKLive

Cristiano Ronaldo ka thënë se ndihet krenar për rekordin e lojtarit të parë që shënon në pesë Botëror.

Portugalia ka mposhtur Ganën sonte me rezultat 3-2, ndërsa Ronaldo ka realizuar njërin nga golat. 

“Ishte një moment i bukur, Botërori im i pestë. Ne fituam, filluam në këmbë, është një fitore shumë e rëndësishme. Ne e dimë që në këto gara ndeshja e parë është vendimtare, por edhe rekordi për të qenë lojtari i parë që shënon në pesë Botëror, është diçka që më bën shumë krenar dhe jam shumë i lumtur që skuadra mori një rezultat në një lojë të vështirë. Hapi më i rëndësishëm ishte që fituam, ishte një javë që përfundoi një kapitull, u mbyll dhe tani duam të fillojmë me një këmbë të mirë”, ka thënë Ronaldo në një konferencë për shtyp pas ndeshjes.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle