Burruchaga e kujton Maradonën: Ky është Botërori i parë pa të
Sport

Burruchaga e kujton Maradonën: Ky është Botërori i parë pa të

Jorge Burruchaga e ka kujtuar legjendën e futbollit botëror, bashkëlojtarin e tij te Argjentina, Diego Armando Maradonën.

"Ky është Botërori i parë pa të. Ai është një legjendë unike, futbolli ka humbur thesarin e tij më të vlefshëm. Por unë e ndjej praninë e tij këtu mes nesh", ka thënë ai për "La Gazzetta dello Sport".

Burruchaga ka folur për relacionin e tij me Maradonën. 

"Nuk mund të them se ishim miq të ngushtë, ndoshta kishim një lidhje më të ngushtë në fushë sesa jashtë saj, por e respektuam njëri-tjetrin. Hera e fundit që folëm ishte disa muaj para vdekjes së tij”, ka kujtuar ai. 

Argjentina, ani se e favorizuar për ta fituar Botërorin "Qatar 2022", nuk e ka nisur mirë fushatën, pasiqë në ndeshjen e parë ka pësuar humbje nga Arabia Saudite. Ndeshjen e radhës Argjentina e zhvillon me Meksikën. 

 


MË SHUME NGA Sport