Joao Felix i kërkon agjentit të tij t’ia gjejë një klub të ri
Sport

Joao Felix i kërkon agjentit të tij t’ia gjejë një klub të ri

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ylli i Atletico Madridit, Joao Felix raportohet se ka vendosur të largohet nga klubi spanjoll.

Sulmuesi portugez sipas ‘Marca’, i ka kërkuar agjentit të tij që t’i gjejë një klub të ri.

23 vjeçari, i cili këtyre ditëve ndodhet në Katar me Kombëtaren e tij në Kupën e Botës, nuk po kalon periudhë të mirë në skuadrën e Diego Siemones.

Felix dëshiron të gjejë një klub të ri qysh në afatin kalimtar të janarit.

Ai është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë Manchester Unitedin dhe PSG-n.


MË SHUME NGA Sport