Drita mposht Drenicën në ‘Bajram Aliu’, paqe në Ferizaj
Sport

Drita mposht Drenicën në ‘Bajram Aliu’, paqe në Ferizaj

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të javës së 18-të në elitën e futbollit tonë.

Drita është treguar skuadër shumë e fortë në udhëtim tek Drenica, duke triumfuar me rezultat 1-3.

Marko Simonovski ka shënuar dy gola me kokë (42′, 69′), ndërsa golin e tretë e realizoi Besnik Krasniqi nga pika e bardhë (79′).

Kështu gjilanasit e mbyllin stinorin vjeshtor me 38 pikë në pozitën e parë, por momentalisht kanë katër ndeshje më shumë se Ballkani i vendit të dytë, që ka 30 pikë. Kuqezinjtë në anën tjetër kanë 20 pikë në pozitën e gjashtë.

Ndërkaq, sfida tjetër e ditës së sotme mes Ferizajt dhe Dukagjinit, ka përfunduar pa gol.

Ferizaj e mbyll stinorin vjeshtor në pozitën e fundit me vetëm 13 pikë pas 18 ndeshjeve, teksa Dukagjini gjendet në pozitën e pestë me 22 sosh.


MË SHUME NGA Sport