Dorëhiqen drejtuesit e Juventusit
BKT
Sport

Dorëhiqen drejtuesit e Juventusit

Uran Krasniqi/RTKLive

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli dhe i gjithë bordi i klubit kanë dhënë dorëheqje të papritur. Kjo është konfirmuar nga klubi italian. 

Përvç Agnellit dhe Nedvedit, pjesë e bordit drejtues ishin edhe Maurizio Arrivabene, Laurence Debroux, Massimo Della Ragione, Kathryn Fink, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio, Giorgio Tacchia dhe Suzzanne Heywood.

Kjo ka ndodhur pasi klubi nga Torino po hetohet për transferta të dyshimta financiare.

Juventus aktualisht është në vendin e tretë në Serie A, por nuk arriti të ketë sukses në Ligën e Kampionëve, duke rënë në Europa League.