Michael Beale do të jetë trajneri i ri i Rangers
BKT
Sport

Michael Beale do të jetë trajneri i ri i Rangers

Uran Krasniqi/RTKLive

Michael Beale pritet të jetë trajneri i ri i Rangers. Dyzet e dy vjeçari ka lënë rolin e tij në QPR për t`u rikthyer në Skoci, ku ai ishte asistent i Steven Gerrard.

Dyshja së bashku kishin fituar titullin e Premierligës Skoceze në edicionin 2020-2021 përpara se të merrnin drejtimin e Aston Villas.

"Është fantastike të kthehem. Jam jashtëzakonisht krenar, Rangers është një klub i mrekullueshëm. Është një privilegj i madh të jesh menaxher i këtij klubi, është jashtëzakonisht e veçantë", ka thënë ai për faqen e klubit.

Aktualisht Rangers gjendet në pozitën e dytë të kampionatit skocez.