Mediumi anglez: Pacolli i interesuar për ta blerë Manchester Unitedin
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Sipas mediumit anglez, ‘Footballtransfers’ ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur interesim për ta blerë Manchester United nga Glazers.
Ai është një miliarder dhe një biznesmen i suksesshëm, duke qenë aksionari kryesor i kompanisë zvicerane të ndërtimit dhe inxhinierisë civile “Mabetex Group”, raporton Footballtransfers.
Pacolli në muajin gusht, ishte në “Emirates Stadium” për të parë nga afër ndeshjen e Arsenalit kur Topçinjtë mposhtën Leicesterin në gusht.
Dhe i pyetur nga gazetarët këtë mërkurë nëse ai ishte i interesuar të blinte Manchester United, Pacolli u përgjigj “në rregull”.
Familja Glazer e ka nxjerrë zyrtarisht në treg Manchester United pas gati 18 vitesh pronësi.
Ndërkohë, edhe këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj përmes llogarisë së tij në Facebook, nuk e ka mohuar mundësinë që Pacolli ta blejë klubin nga ‘Old Traffordi’.
“E pse jo”, ka shkruar Zyberaj.