13:12 / 01.12.2022
United i bindur për transferimin e yllit holandez
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Manchester United është i bindur se në janar, do të transferojë yllin e PSV-së, Gakpo, raportojnë mediat britanike.
Klubi nga ‘Old Traffordi’ prej kohësh është duke e vëzhguar sulmuesin holandez, i cili po shfaq formë të lartë me ‘Tulipanët’ në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
‘Djajtë e Kuq’ siç raportohet janë në kontakt të vazhdueshëm me agjentin e lojtarit të cilin duan ta sjellin në skuadër qysh në muajin janar.
Ky transferim Unitedit mund t’i kushtojë rreth 50 milionë euro.
Ndryshe, Gakpo është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane.