Haaland e Foden po përpiqen të bindin Bellingham-in t’i bashkohet City-t
Sport

Haaland e Foden po përpiqen të bindin Bellingham-in t’i bashkohet City-t

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Dyshja e Manchester City, Erling Haaland dhe Phil Foden  thuhet se po përpiqen të bindin superyllin e Anglisë, Jude Bellingham, që t’i bashkohen kampionëve në fuqi të Anglisë.

Bellingham, i cili po bën një sezon të madh me Dortmundin dhe Kombëtaren e Anglisë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, është një nga më të kërkuarit në Evropë.

Sipas agjentit britanike, Haydn Dodge, Haaland dhe Foden po mundohen ta bindin anglezin që t’i bashkohet skuadrës së Pep Guardiolës.

“Në fakt Bellingham mund të presë dhe të lëvizë falas, por gjithashtu e di që Erling Haaland dhe Phil Foden po përpiqen ta bindin atë për transferimin në Manchester City”, tha Hodge.

Drejtuesit e Cityt thuhet se janë hedhur në sulm për transferimin e superyllit anglez, i cili kërkohet edhe nga disa klube tjera të mëdha evropiane.


MË SHUME NGA Sport