23:12 / 01.12.2022
Bashkimi mposhtet nga Sigal Prishtina
Uran Krasniqi/RTKLive
Sigal Prishtina ka fituar ndaj Bashkimit në Prizren në kuadër të javës së 12-të të Prince Caffe Superligës.
66:73 (17:10, 17:19, 18:17, 14:27) ka qenë rezultati përfundimtar.
Pas një fillimi dhe periudhave të barabarta në dhjetë minutat e fundit kryeqytetasit ishin më të mirë.
Te Bashkimi u dalluan Daniel Lekndreaj me 13 pikë e 11 kërcime dhe Curtis Jones me 22 pikë, kurse te Sigal Prishtina më të miri ishte Dustin Thomas me 16 pikë e 11 kërcime.
Prizrenasit kanë katër fitore e tetë humbje, kurse prishtinasit tetë fitore e katër humbje.