Gvardiol te Chelsea?: Është një klub i madh
Sport

Gvardiol te Chelsea?: Është një klub i madh

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Mbrojtësi i Leipzig dhe Kroacisë, Josko Gvardiol, ka folur për të ardhmen e tij.

Reprezentuesi kroat, i cili po tregon formë të lartë në Kupën e Botës në ‘Katar 2022’.

Gvardiol thotë së është i lumtur tek skuadra gjermane, por ai e lë të hapur mundësinë që një ditë t’i bashkohet Chelseas.

“Për momentin jam i lumtur në Leipzig, por të ardhmen nuk e di”, tha Gvardiol.

“Agjenti im kujdeset për pjesën tjetër… Chelsea është një klub i madh, ndoshta një ditë do të jem atje. Është shumë bukur të dëgjosh gjëra të tilla, veçanërisht pasi Kovacic luan atje”, theksoi mbrojtësi kroat.


MË SHUME NGA Sport